23 Prill, 2024

Zhaklin Lekatari zbulon konkurrentin që mbështet në “Big Brother VIP”: Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë mentalitetin kampioni!


Ish-opinionistja e “Big Brother VIP2”, Zhaklin Lekatari ka treguar publikisht konkurrentin që mbështet në këtë reality show.

Bëhet fjalë për moderatorin Meriton Mjekiqi, të cilit Zhaku i ka dërguar një mesazh përmes lojës “Big Love”.

Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur, por mos harro që në fund fitues nuk është jeta virtuale, por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës, por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë mentalitetin kampioni”- ka shkruar Lekatari.

Ndërsa Meritoni mirënjohës ndaj Zhaklinës, u shpreh se ajo është shembulli i gruas dhe vajzave.

“Të kam xhan, të përshëndes shumë. Je shembull i një gruaje, vajze, të përqafoj dhe të kam shumë xhan”- tha moderatori.

 

© Panoramaplus.al