15 Korrik, 2021

“Zgjohesha me frikën mos më ndodhte diçka, sepse brenda vetes kisha një shpirt tjetër”- Shkurte Gashi prezanton familjen dhe rrëfehet: Ishte tragjedi për ne


Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë në muajin dhjetor.

Ajo e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë dhe partnerin e saj, duke u treguar mjaft e rezervuar për jetën private.

Shkurte Gashin nuk e pamë asnjëherë me barkun e rrumbullakosur dhe as nuk postoi foto apo video të foshnjës në momentin kur erdhi në jetë, duke zgjedhur të heshtë.

Identiteti i partnerit dhe djalit të saj u zbuluan nga një postim i djalit të Shkurte Gashit, që i uroi mirë se ardhjen në jetë Malit.

Dhe duket se këngëtarja ka vendosur të mos fshihet më, pasi ka prezantuar familjen e saj në publik.

Pas shumë kohësh, ajo shfaqet në një intervistë televizive, por këtë herë nuk është vetëm, por e shoqëruar nga partneri, Alberit Limani dhe djali i saj, Mali.

E ftuar në emisionin “Nin”, që do transmetohet, të dielën Shkurte Gashi ka folur për të pathënat e jetës saj dhe arsyen pse mori vendimin për mbajtur jetën private aq të fshehtë.

“Çdo jam zgjuar me frikën mos më ndodh mua diçka, sepse brenda vetes kisha dhe një shpirt tjetër. Ka qenë një tragjedi për ne,”- dëgjohet duke thënë në një pjesë të intervistës, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë ngjarje të rëndë është përballur këngëtarja gjatë periudhës së shtatzënisë.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al