Ish-bosi i arratisur i Nissan, Carlos Ghosn tha se vendimi për të ikur nga Japonia, ku u akuzua për sjellje të keqe financiare, ishte më i vështiri i jetës së tij.

Duke folur në një konferencë të shumëpritur, Ghosn tha se trajtimi çështjes së tij nga sistemi japonez i drejtësisë shkoi kundër standardeve ndërkombëtare.
Ai pretendoi se mbeti pa asnjë alternativë tjetër, por të ikte për të mbrojtur veten dhe familjen e tij.
Ndërsa e përshkroi trajtimin e tij si “brutal”.
Ghosn tregoi se u mbajt në një qeli me një dritare të vogël dhe lejohej të bëhej dush vetëm dy herë në javë.
Ai gjithashtu tha se kaloi 130 ditë në një qelizë pa dritare, ndërsa ishte në burg të izoluar.
“U hoqa brutalisht nga puna ime. Më larguan nga puna, familja dhe miqtë e mi,”– tha ish-shefi ekzekutiv i gjigantit të makinave.
Ndërsa më pas shtoi: “Është e pamundur të tregoj privimin që më bënë për të takuar familje dhe të dashurit e mi.”
Pavarësisht spekulimeve, ai nuk dha asnjë detaj për mënyrën e organizimit të arratisjes së tij nga Japonia drejt Libanit.
Ghosn rrëfeu se avokatët i kishin thënë që duheshin 5 vite përpara se të gjykohej.
Si rezultat, ai tha se nuk ishte e vështirë për të marrë vendimin nëse do të duhet të vdiste në Japoni apo të arratisej jashtë.
Ai e përshkroi veten si një “peng” të një vendi që i shërbeu për 17 vjet si shefi i Nissan.
Prokurorët pretendojnë se Ghosn bëri një pagesë shumë milionëshe ndaj një distributori të Nissan në Oman.
Ndërkohë kompania e makinave ka ngritur akuzat e veta penale ndaj Ghosn duke e akuzuar për përdorimin e lekëve të kompanisë për pasurimin e tij personal.
Ghosn insiston se është i pafajshëm për të gjitha akuzat e bëra kundër tij.
Në vend të kësaj, ai thotë se është viktimë e një komploti për ta hequr atë nga drejtimi i kompanisë për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin në rritje të Renault mbi Nissan nën mandatin e tij.
Të martën, autoritetet japoneze lëshuan edhe një urdhër për arrestimin e gruas së Ghosn, Carole, e cila u akuzua për dhënie të dëshmisë së rreme.

