Një ditë më parë, këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, publikoi projektin më të ri muzikor “Nëntor 26”.

Kënga e tij u prit mjaft mirë nga publiku, ku mes shumë komenteve pozitive dhe mbështetëse është edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Miriam Cani.
View this post on Instagram
Zëri yt, muzika jote dhe tekstet e tua janë ilaç për shpirtin tim #Nentor26 #OutNow
Kjo e fundit i bëri një dedikim emocionues në profilin e saj në “Instagram”. “Zëri yt, muzika jote dhe tekstet e tua janë ilaç për shpirtin tim”, kështu e përshkruan Miriami dashurinë për Albanin teksa ka publikuar një fragment nga kënga “Nëntor, 26”.

Albani dhe Miriami janë prej shumë vitesh bashkë. Gjithashtu ata janë edhe prindër të një vajze, Ameli.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
