15 Qershor, 2022

Zendaya dhe Tom Holland prindër për herë të parë? Aktorja reagon pas ekos virale të bebit, ja e vërteta


Pavarësisht se çfarë mund të keni parë në TikTok, Zendaya nuk është shtatzënë.

Por, pse filluan njerëzit papritur të mendojnë se ajo dhe Tom Holland do bëhen me një fëmijë? E gjitha filloi, si shumë gjëra, me Kardashians. Konkretisht Kris Jenner është bërë shkak i një sfide të re në TikTok ku përdoruesit nxjerrin lajme të ndryshme të sajuara dhe më pas u thonë shikuesve se janë #Krissed, d.m.th., lajmi është i rremë.

Shumica prej tyre janë të lidhura me jetën personale të të famshmëve – thashetheme shtatzënie, çiftet e reja, divorce– dhe disa janë të mbështetura me “prova”, zakonisht në formën e postimeve të Instagramit të redaktuara në mënyrë që të duket sikur janë postuar nga llogaria e një personi të famshëm. Çdo video përfundon me një video të Kris Jenner duke kërcyer, me fjalët, “Sapo je #Krissed”, që do të thotë se lajmi nuk është i vërtetë dhe ‘haha, e besove!’

Videot #Krissed janë zakonisht mjaft të shkurtra, kështu që bëhet e qartë mjaft shpejt se pretendimet që ata po bëjnë nuk janë të vërteta. Pre e këtij trendi ka rënë së fundmi Zendaya për të cilën u tha se ka postuar një eko në Instagram të fëmijës që pret me Tom. Dhe jo të gjithë e kuptuan se ishte shaka.

Zendaya shtatzënë” ishte shkurtimisht trend në Twitter ditën e sotme. Pasi situata po bëhej serioze erdhi edhe reagimi i aktores. Në një status ajo shkroi: “Shiko tani, kjo është arsyeja pse unë qëndroj larg Twitter”.

“Thjesht duke bërë gjëra pa arsye… çdo javë”, shtoi ajo.

Zendaya dhe Holland fillimisht ndezën zërat për lidhje pasi luajtën përkatësisht Peter Parker dhe MJ në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017. Lidhja e dyshes u zyrtarizua në korrik 2021 pasi ata u panë duke u puthur brenda një makine.

Gjatë vitit të kaluar, çifti – i njohur si “Tomdaya” – kanë qenë më të hapur për të ndarë publikisht romancën e tyre. “Unë mendoj se është e mrekullueshme të kesh atë mbështetje dhe dashuri rreth teje, sepse ke nevojë për këtë,” tha Zendaya për ‘Entertainment Tonight’ në prill, kur u pyet për pjesëmarrjen e Holland në “Euphoria”.

Vitin e kaluar, aktori anglez i tregoi People se “mezi pret të bëhet baba”, duke thënë: “I dua fëmijët.”

 

© Panoramaplus.al