Çifti i njohur i “Hollywood”-it, Chrissy Teigen dhe John Legend janë bërë prindër për herë të katërt.

37 vjeçarja, dhe këngëtari famshëm, kanë mirëpritur djalin e tyre me anë tënjë nëne surrogate. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-modelja në Instagramin e saj.
Vogëlushin të cilin e kanë pagëzuar me emrin Wren Alexander Stephens lindi të hënën, më 19 qershor.
“Ne duam të themi faleminderit për këtë dhuratë të jashtëzakonshme që na ke dhënë, Alexandra,” tha ajo, duke iu referuar nënës surrogate.
“Dhe ne jemi shumë të lumtur t’i tregojmë botës se ai është këtu, me një emër të lidhur përgjithmonë me ju, Wren Alexander Stephens.”
“Zemrat tona dhe shtëpia jonë janë plot”.

Ardhja e re e çiftit vjen vetëm pesë muaj pasi familja mirëpriti vogëlushin Esti. Çifti janë gjithashtu prindër të një vazje një vajze 7-vjeçare dhe një djali 5-vjeçar.



