4 Gusht, 2022

“Zemërthyer”/ Semi Juapaj sqaron statusin që shqetësoi fansat


“Zemërthyer!” Ishte ky statusi i Semi Jaupajt që shqetësoi fansat e saj.

Ditën e djeshme ajo publikoi një foto në Instastory, të një sfondi të zi në të cilin shkruante “Zemërthyer”, së bashku me një emoji.

Ky status shqetësoi jo pak fansat e saj, të cilët me sa duket e kanë pyetur këngëtaren për gjendjen e saj. Sot, Semi ka vendosur të qetësojë fansat duke sqaruar statusin e bërë ditën e djeshme.

Në fakt ashtu si shumë figura të tjera publike, edhe Semi Jaupaj reagoi zemërthyer për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë e vogël humbi jetën.

“Mirmëngjes!

Faleminderit të gjithë ju që më pyetët nëse isha mirë. Nuk ka asgjë të keqe që po ndodh me mua, jam në një vend shumë të mirë të jetës time tani. Isha zemërthyer për engjëllin e vogël që ndoërroi jetë, dhe jam akom.

Shpresoj që Zoti ta ndihmojë familjen e saj ta kalojnë këtë. Qëndroni të sigurt të gjithë.”- shkruan Semi Jaupaj.

Përveç Semit, të shumtë kanë qenë personazhet e tjerë publikë që kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë. Personazhe si Klea Huta, Arbana Osmani, Ermal Mamaqi, Blendi Fevziu, Hygerta Sako e shumë të tjerë, kanë shprehur pikëllimin dhe ngushëllimet e tyre për ngjarjen e rëndë.

 

© Panoramaplus.al