23 Prill, 2019

“Zemër”, Ermali dhe vajza e tij në një duet të bukur me këngën e Dhurata Dorës (VIDEO)


“Zemër” është hiti i momentit, kënduar nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, pasi ka arritur që të ketë më shumë se 14 milionë klikime në kanalin “Youtube” brenda 4-ditëve.

E mesa duket kënga pëlqehet shumë edhe nga këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu dhe vajzës së tij. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video teksa këndon dhe nget njëkohësisht makinën.

 

View this post on Instagram

 

“Zemër” me zemren tem @bigbangbeats @dhuratadora @italoptik

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on


Ermali shfaqet së bashku me të bijën teksa këndojnë “Zemër”, ndërkohë bashkëngjitur me videon ai shkruan: ““Zemër” me zemren tem”.

E mesa duket vajza e Ermalit do të trashëgojë në të ardhmen talentin e babait dhe gjyshit të saj, Sabri Fejzullahu.

© Panoramaplus.al