Ekspertët e shëndetit theksojnë se kujdesi pas marrëdhënieve seksuale është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e higjienës dhe shëndetit të zonës intime. Sipas gjinekologëve, gjatë seksit indi vaginal lubrifikohet, fryhet dhe fërkohet, çka e bën atë më të ndjeshëm ndaj mjedisit dhe rrit rrezikun e infeksioneve.

“Kur indi vaginal lubrifikohet, fryhet dhe fërkohet gjatë marrëdhënies seksuale, kjo ndryshon mënyrën se si reagon ndaj mjedisit, duke krijuar një rrezik shumë më të madh infeksioni”, shpjegon gjinekologia Leslie EF Page.
Për këtë arsye, specialistët këshillojnë që gratë të shmangin këto tre veprime pas marrëdhënieve seksuale:
1. Mos u lani me lëng pastrimi antiseptik
Larja pas seksit është e rëndësishme, por përdorimi i lëngjeve antiseptike nuk rekomandohet. Sipas ekspertëve, këto produkte mund të shkaktojnë irritim, tharje dhe reaksione alergjike, pasi prishin ekuilibrin natyror të florës vaginale. Uji i përdorur duhet të jetë i pastër. “Nëse nuk mund ta pini ujin, nuk duhet ta përdorni as për larje pas seksit”, theksojnë specialistët.
2. Mos e neglizhoni urinimin pas seksit
Urinimi pas marrëdhënieve seksuale ndihmon në uljen e rrezikut të infeksioneve të traktit urinar. Gjatë seksit, bakteret mund të zhvendosen drejt fshikëzës, duke rritur mundësinë e infeksionit. Ekspertët këshillojnë që urinimi të mos shtyhet për shumë gjatë dhe as të mos neglizhohet deri në mëngjes.
3. Mos bëni banjë me partnerin pas seksit
Edhe pse një banjë romantike mund të duket joshëse, ajo nuk është ideale për zonat intime. Uji i nxehtë dhe ekspozimi i zgjatur ndaj baktereve mund të dobësojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. “Kur vulva fryhet si reagim ndaj ngacmimit seksual, hapja vaginale bëhet më e ekspozuar, duke rritur rrezikun e infeksioneve”, shpjegon Dr. Page.

