Pak ditë më parë, reperi Cozman, njoftoi fansat e tij se ndodhej në spital pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak mirë. Ai nuk zbuloi se çfarë kishte, por në foton e publikuar në “Instastory” la një mesazh për të gjithë miqtë e tij.

“Kohët e vështira do i zbulojnë gjithmonë miqtë e vërtetë. Do rikthehem së shpejti”, ka shkruante reperi në foton ku duket se ndodhet në një spital në Londër.

Por së fundmi, Cozman ka treguar se gjendja e tij shëndetësore tashmë është përmirësuar.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shkruan se është duke u shëruar dhe se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja.

Ndërkohë nuk ka munguar përkrahja e fansave të tij, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe i kanë thënë se ju mungon muzika e tij.
© Panoramaplus.al
