Detaje të reja janë zbuluar së fundmi nga takimi sekret mes Shakirës dhe Lewis Hamilton në qytetin e Ibizës.

Këngëtarja dhe shoferi i Formula 1 duket se janë takuar së fundmi në ishullin spanjoll, ku ylli kishte marrë me qira një vilë lkoze, për të pushuar për disa ditë.
Mirëpo, nga e enjtja ajo nuk ndodhet më në Spanjë, por është rikthyer në Kolumbi.
Lajmi u bë i ditur në programin “Y ahora sonsoles”, ku u konfirmua se Hamilton ka vizituar gjatë natës vilën e Shakirës .
“Mund të konfirmojmë se Hamilton ka hyrë gjatë natës, supozojmë, për të takuar Shakirën, logjikisht sepse nuk i ka munguar asgjë tjetër në këtë vend”, tha Tamara Gorro në emision.
“Në të gjithë zona ka vetëm vila, Shakira ka shtatë ditë në këtë vilë Coco Loco, spektakolare, një familje, e madhe, me të gjitha shërbimet luksoze.”
Nga ana e tij, paparaci Sergio Garrido , i cili zakonisht shfaqet në Ya es mediodía’, mbështeti versionin e ngjarjeve dhe pohoi se të dy personazhet e famshëm u takuan të paktën “tri herë në vilë”.
Si është Villa Coco Loco?
Cocoloco është një shtëpi e madhe një-familjare e vendosur në majë të një prej kodrave të urbanizimit Roca Llisa.
Është një vilë luksoze ku trotuaret e tarracave dhe shkallëve janë prej guri gëlqeror Castellon.


