18 Shkurt, 2022

Zbulohet surpriza/ Ja çfarë është rezervuar për Donald Veshajn jashtë “BBV”


Katër finalistët e “Big Brother Vip” do të kalojnë mbrëmjen e fundit në shtëpi pas 4 muajsh qëndrim. Megjithatë njëri nga ata, aktori Donald Veshaj, me sa duket do ta lërë shtëpinë të paktën për disa minuta.

Për katër finalistët janë përmendur tashmë disa surpriza nga të afërmit e tyre dhe njerëzit e zemrës. Është e konfirmuar që finale do të jetë edhe bashkëshortja e Ilir Shaqirit dhe e dashura e Donald Veshajt, Beatrix Ramosaj.

Por përveç kësaj, aktori i humorit do të ketë edhe një surprizë tjetër. Veshaj do të shkojë në teatër ku do të pritet nga një nga miqtë e tij më të mirë, të cilin ai e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit në shtëpi, Agron Llakaj.

Rikujtojmë se pavarësisht “arratisjes” së saj nga Shqipëria pas batutës së bërë nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ku u përmend edhe emri i ish-të dashurës së aktorit të humorit, Beatrix Ramosaj ëshët rikthyer dhe ka lajmëruar se do të jetë pjesë e finales së BBVIP për të mbështetur Donaldin.

© Panoramaplus.al