2 Qershor, 2022

Zbulohet sekreti/ Samanta Karavella i ka thënë “Po” partnerit të saj! Dalin fotot nga momenti i propozimit për martesë, çifti u fejuan në…


Romanca e Samanta Karavellës me një shqiptar në Amerikë u bë publike pak muaj më parë.

samanta karavella4

Fotot e këngëtares me partnerin e saj në një event familjar ra në duart e gazetarëve, megjithatë Samanta Karavella heshti duke mos dhënë asnjë deklaratë mbi lidhjen e saj.

samanta

Burime për Icon Style, kanë zbuluar se marrëdhënia e saj ka kaluar një fazë tjetër. Ajo i ka thënë “Po” propozimit për martesë dhe çifti janë fejuar më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

samanta karavella

Në një imazh shihet momenti, kur i dashuri ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë këngëtares. ndërsa në një foto tjetër ajo tregon unazën në gishtin e fejesës.

samanta karavella1

Samanta Karavella dhe partneri i saj janë prej disa kohësh në një marrëdhënie, megjithatë shumë pak detaje dihen për romancën e tyre.

Mësohet se arsyeja e zhvendosjes së këngëtares për të jetuar përtej oqeanit është pikërisht kjo lidhje dashurie.

samanta karavella5 samanta karavella6 samanta karavella7 samanta karavella (2) samanta karavella (1) samanta karavella (6) samanta karavella (5) samanta karavella (4) samanta karavella (3) samanta karavella (5) samanta karavella (5) samanta karavella (6) samanta karavella (1) samanta karavella (11)

© Panoramaplus.al