11 Nëntor, 2022

Zbulohet projekti i ri i Grida Dumës, ja ku do t’a shikojmë ish-deputeten


Ish- deputetja e PD, Grida Duma vendosi të heqë dorë nga mandati dhe të largohet nga jeta politike. Lajmi u konfirmua nga vetë Duma disa ditë më parë në një deklaratë për mediat.

U tha se pas largimit nga politika, Duma do t’i përkushtohet një tjetër projekti në vijim i cili ka të bëjë me televizionin.

Dhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ish-deputetja, ishte Lori Hoxha e cila zbuloi pak çaste më parë për ndjekësit e saj se Grida do të jetë pjesë e ‘Top Channel’ dhe do të drejtojë emisionin “Top Story”.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni.

“Të hënën”- shkroi ajo.

Kujtojmë që Grida Duma ka drejtuar deri tani Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvend.

Pas largimit të Grida Dumës nga mandati i deputetes, emri i cili po komentohet më së shumti për t’i zënë vendin është e moderatores Ori Nebijaj.Në rrjetet sociale ajo shkroi se do të marrë kohën e saj për të vënë në baraspeshë besimin që i dhanë me mijëra votues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe marrëdhënies si dhe kontratës që ka me familjen e saj mediatike.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkruan Ori Nebiaj.

 

© Panoramaplus.al