6 Shtator, 2022

Zbulohet partneri i Sara Hoxhës në “Dancing with the Stars”?!/ Blogerja provokon me postimin e fundit (VIDEO)


Teksa pritet të startojë së shpejti, spektakli i njohur i kërcimit “Dancing With the Stars”, po zbulon detaje të reja përfshirë edhe emrat e konkurentëve.

Pak ditë më parë u konfirmua që konkurnetja e radhës në spektaklin e kërcimit do të jetë partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Dancing With the Stars’ në Instagram. Së fundmi , një ripostim i videos së Sarës në “Dancing With The Staras”, nga Ledri Vula ka ngjallur mjaft dyshime.

“Partner cilin e ke,”-shkruan reperi krahas postimit.

Kjo situatë është vazhduar edhe nga blogerja e cila ka realizuar një video tjetër ku e pyet Ledrin nëse do të jetë ai partneri i saj. Por vetëm kaq, dyshja kanë zgjedhur thjesht të ngacmojnë fansat e tyre, duke mos dhënë detaje të tjera.

Ndër të tjera, kujtojmë që në rolin e prezantueses këtë sezon të emisionit të kërcimit do të jetë Bora Zemani.

Sipas Kryefjala.com në ambientet e Top Channel po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.

© Panoramaplus.al