17 Qershor, 2021

Zbulohet në Botsvana diamanti i tretë më i madh në botë. Ja sa karat bëhet fjalë


Firma e diamantëve Debswana ka njoftuar zbulimin e një diamanti prej 1.098 karat, duke e përshkruar si treti për nga madhësia e këtij lloji në botë.

diamanti i trete i zbuluar ne bote

Mendohet se ky është diamanti i tretë i zbuluar në këtë madhësi në botë”, tha drejtoresha e Debswana, Lynette Armstrong.

Ky gur i rrallë dhe i jashtëzakonshëm… do të thotë shumë për historinë e diamanteve në Botsvana. Gjetja e tij ka sjellë shpresë për një komb që po lufton kundër urisë”, tha ajo.

Po ashtu, kompania thekson se për historinë e saj ky gur është më i madhi për nga cilësia e gurëve të çmuar që është zbuluar ndonjëherë.

Kompania është ndërtuar nga aksionet e përbashkëta të shtetit të Botsvanës dhe gjigantit global të diamantëve De Beers.

Diamanti më i madh në botë është Cullianan 3.106 karat, i zbuluar në Afrikën e Jugut në vitin 1905.

I dyti për nga madhësia vjen Lesedi La Rona me 1.109 karat, i zbuluar në Karoëe në very-lindje të Botsvanas në vitin 2015.

Kujtojmë se Botsvana është prodhuesi kryesor i diamantëve në Afrikë.

© Panoramaplus.al