Pasi i dhanë fund martesës 41-vjeçare, anëtari i grupit të njohur ABBA, Björn Ulvaeus dhe gruaja e tij Lena Kallersjö, do të ndajnë në mënyrë të barabartë pasurinë e tyre me vlerë 100 milionë paund.

Pasuria e tyre marramendëse përfshin shtëpi luksoze, makina luksoze dhe vepra të shtrenjta arti.
Çifti thanë për Huff Post UK se do të mbeten miq edhe pas ndarjes:
“Ne mbetemi miq të ngushtë dhe do të vazhdojmë të festojmë ditëlindjet e nipërve tanë dhe festat e tjera familjare së bashku”, u shprehën ata.
Por janë shfaqur detajet e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013, e cila përshkruan se ‘pasuria martesore’ do të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre në rast divorci.
Kjo përfshin një vilë luksoze ku jetonin çifti, në lagjen Djursholm të Stokholmit, e cila vlen rreth 44 milionë £ dhe një shtëpi verore prej 10 milionë funtesh në Värmdö, një ishull jashtë kontinentit suedez.

Marrëveshja paramartesore thekson se llogaria e përbashkët e çiftit, në të cilën gjendja minimale ‘nuk duhet të jetë kurrë’ më e vogël se afërsisht 16 milion £, dhe duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre në rast divorci.
Në marrëveshje thuhet gjthashtu se çifti duhet të ndajë të gjitha sendet apo objektet që u përkasin këtyre pronave, si dhe ‘të gjithë pronën shtëpiake, të gjithë veprat e arit dhe të gjitha makinat dhe varkat’.
Sipas ligjit suedez, për marrëveshjet para dhe pas martesës janë të disponueshme publikisht të dhënat. Në rastin e Björn dhe Lena, detajet u botuan nga gazeta “Aftonbladet”, një nga më të mëdhatë në vend.
Gazeta publikoi gjithashtu garazhin me shtatë makinat luksoze në pronësi të Björn dhe Lena, të cilat tani do të duhet t’i ndajnë mes tyre.
Garazhi i Björn-it në shtëpinë e tyre luksoze përmban makina me vlerë pothuajse 300,000 £ ku përfshihen: një Mercedes EQS prej 120,000 £, një Tesla 3, Jaguar E Pace, Audi A1 Sportback dhe një xhip hibrid Toyota.
Një burim i tha MailOnline:
“Një vlerësim konservativ i asaj që do të ndahet mes tyre është 100 milionë funte, por mund të jetë më e madhe sepse shuma e parave në llogarinë e tyre të përbashkët bankare mund të jetë shumë më tepër se 16 milionë funte dhe ne nuk e dime vlerën e saktë të veprave të tyre artistike, të cilat thuhet se janë mjaft të gjera. Një ndarje e barabartë e të gjitha pasurive të tyre martesore tingëllon si shumë para, por nuk është një marrëveshje e keqe për Björn sepse shumë nga pasuria e tij personale do të mbeten të paprekura.”

Marrëveshja e çiftit pas martesës nuk mbulon biznesin e gjerë dhe interesat pronësore të Björn-it dhe ata do të mbeten në zotërimin e tij.
Ylli i ABBA, vlerësohet të ketë një pasuri me vlerë rreth 300 milionë funte dhe zotëron dy hotele me pesë yje në Suedi; një ndërtesë e Stokholmit që strehon muzeun ABBA dhe një restorant dhe vend argëtimi i klasit të lartë në qytet.
Burimi i MailOnline shtoi: “Björn ka qenë po aq biznesmen sa ka qenë muzikant. Ndoshta kjo është arsyeja pse kënga ‘Money, money, money’ u shkrua nga ai, sepse gjithmonë ka qenë i fokusuar që t’i bëjë shumë.’
Ndarja e dyshes vjen vetëm disa muaj pasi ABBA publikoi kënëgn e tyre të re në katër dekada, Voyage, e cila solli ribashkimin e Björn me ish-gruan e tij dhe kolegen e grupit Agnetha Fältskog.
Ish-çifti, të cilët kanë dy fëmijë Linda, 48, dhe Peter, 44, u martuan në vitin 1971, por u ndanë tetë vjet më vonë në kulmin e famës së ABBA.

© Panoramaplus.al

