23 Shkurt, 2022

“Do të mbetemi miq të mirë”/ Pas 41 vitesh martesë çfiti i njohur i japin fund lidhjes së tyre


Ylli i grupit të njohur ABBA, Bjorn Ulvaeus dhe bashkëshotrja e tij Lena Kallaersjo do të ndahen pas 41 vitesh martesë.

Çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, kanë bërë me dije se pavarësisht se nuk do të jenë më të martuar, do të vazhdojnë të mbetën miq të ngushtë dhe do të shijojnë pushimet familjare së bashku.

Lajmin e dhanë vetë ata në një deklaratë për “HiffPost UK” ku shprehën:

“Pas shumë vitesh të mrekullueshme dhe plot ngjrje, kemi vendosur të shkojmë në rrugë të ndara. Do të mbetemi miq të ngushtë dhe do të vadojmë të festojmë ditëlindjet e nipërve tanë, dhe do t’i kalojmë bashkë pushimet familjare”

Ndarja e Bjorn dhe Lena vjen disa muaj pasi anëtari i grupit ABBA filloi të punojë më ish-gruan dhe kolegen e tij, 71-vjeçaren Agnetha Faltskog, kur grupi i njohur u ribashkua për të sjellë një tjetër album muzikor.

76-vjeçari Bjorn ka dy fëmijë nga martesa e parë me Agnetha Faltskog dhe dy vajza me gruan e dytë, 73-vjeçaren Lena Kallaersjo.

Agnetha u njoh me Bjorn kur ishte në moshën 19 vjeçare, si anëtare e një grupi popullor foklorik. Dyshja u martuan  në vitin 1971, një vit para se të formohej  grupi Abba. Por gjashtë vjet pas martesës, çifti vendosën të ndaheshin.

Një javë pas ndarje së tyre, Bjorn nisi të takohej me Lena Kallersjon, një prezantuese televizive suedeze. Çifti u njohën në një festë të Vitit të Ri në shtëpinë e shokëve të grupit ABBA të Björn-it, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad.

Dy vjet më vonë, në 1981, ata u martuan , vetëm gjashtë muaj pasi Bjorn u divorcuan nga Agnetha .

 

© Panoramaplus.al