12 Tetor, 2018

Zbulohet kush është vajza seksi që i mbante dorën Capital T (FOTO)


Një ditë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto të publikuara nga reperi i njohur Capital T në profilin e tij në “Instagram”. Ai shfaqej me një femër në helikopter të kapur dorë për dore, duke bërë kështu xheloze të gjitha femrat që janë fanse të “çmendura” të reperit.

E teksa të gjithë menduan se ajo është e dashura e Capital T, “Prive” zbuloi të vërtetën. Në fakt vajza në fjalë është thjeshtë një modele në klipin më të ri të tij.

Ata kanë nisur dhe fotografitë janë shkrepur pikërisht në këto momente. Ndërkohë bukuroshja seksi që i mbante dorën Capital T është një modele e huaj e quajtur Marija Kolinovic.

Kjo e fundit është shpallur Miss Mali i Zi dhe në “Instastory”-n e saj ka publikuar gjithashtu foto me reperin, mirëpo më pas ka sqaruar për ndjekësit se nuk ka asgjë me Kapon, pasi është e dashuruar me partnerin e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al