14 Shtator, 2022

Zbulohet kur do të startojë “Dance with Me!” Alketa Vejsiu zbulon për ndjekësit konkurrentet e spektaklit, ndër to edhe nusja e djalit të politikanes së njohur (Video))


Pritjes i erdhi fundi! Alketa Vejsiu sapo ka zbuluar datën kur do të nisë sezoni i shtatë i “Dance with Me”.

Me anë të videos ‘prezantuese’ të publikuar në Instagram, moderatorja zbuloi për publikun që programi i kërcimit do të startojë të hënën e ardhshme, më 19 shtator.

Por, kjo nuk është e reja e vetme që Alketa ka zbuluar. Krahas ajo bëri me dije edhe emrat të konkurentëve të tjerë. Pas Luiza Gegës, në “Dance with Me” do të jetë edhe gazetarja sportive Cindy Marina e cila njëkohësisht është e dashura e djalit të ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topallit.

Pjesë e spektaklit do të jetë dhe Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryetarit të AKR-së, Ramush Haradinaj.

Dhe jo vetëm kaq, edhe  aktorët e njohur, Arbnora Ademaj dhe Igli Zarka së bashku me modelen Arta Anitaj do të jenë pjesë e kastit të edicionit të shtatë.

Gjithashtu tre artistat e njohur Kastro Zizo dhe Valon dhe Shehu Orgesa Zaimi do të jenë pjesë e garës së kërcimit. Formatit nuk do i mungojë as futbollisti i njohur Andi Lila.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Sakaq kujtojmë që në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”.

E pyetur më parë nga mikrofoni i “Prive” në lidhje me ethet e konkurencës, Alketa Vejsiu dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.

Alketa Vejsiu shows which is the program that she refused to be part of - POLITIKOFF

© Panoramaplus.al