Këngëtarja e njohur Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky disa javë më parë janë bërë prindër për herë të dytë së bashku.

Riot Rose Mayers është emri që dyshja kanë pagëzuar të voglin e tyre.
Mirëpo mesa duket ky emër ka një kuptim të veëantë për këngëtaren dhe reperin.
“Rose” ka qenë gjithmonë dhe është një emër popullor që përshkruan lulet, ndërsa një burim i afërt me dyshen tha se Rocky dhe Rinana i adhurojnë lulet që mesa duket kjo është arsyeja se pse ata kanë zgjedhur kë emër të veçantë për të voglin e tyre.
“Jo të gjithë e dinë, por Rocky i adhuron lulet. Ai do që të ketë lule të freskëta në shtëpi, vdes të dekorojë ambiente me lule. Trëndafilat në veçanti, kanë një vend të veçantë në zemrën e Rihannës dhe janë lulet e saj të preferuara.”– tha burimi i afërt me dyshen më ET.
© Panoramaplus.al

