2 Tetor, 2019

Zbulohet formati i ri. i Bora Zemani dhe Ardi Asllani bashkë në një ‘reality show’


U lajmërua pak ditë më parë se Bora Zemani do të ishte e angazhuar në një tjetër projekt interesant. Këtë gjë e bëri të ditur vetë moderatorja përmes një postim në ‘Instagram’ me mbishkrimin “Mendo…Si do më vishje?”.

Por asnjë detaj më tepër nuk u tregua rreth këtij projekti që mesa duket do të vijë së shpejti.

Por disa orë më parë Bora ka postuar spotin e emisionit të saj më të ri i cili do të jetë në bashkëpunim me stilistin e njohur Ardi Asllani.

Në këtë ‘reality show’ 10 stilistë të rinj do të garojnë me njëri tjetrin për të prezantuar veshje të krijuara prej tyre.

Talenti dhe imagjinata, sharmi dhe eleganca do të jenë pjesë e ‘pasarelës’ së “Albanian Designer Competition”.

Ardi Asllani do të jetë mentori i këtyre 10 konkurrentëve që do të marrin pjesë në program.

Detyra e stilistëve të rinj është që të krijojnë çdo javë nga një veshje sipas tematikave të caktuara nga produksioni.

Në finalen e kompeticionit do të ketë një sfilatë, në të cilën tre finalistët e “Albanian Designer Competition” do të shfaqin një koleksion të tyre dhe ai që do të shpallet fitues do të ketë mbështetjen e produksionit për nisjen e rrugëtimit profesional. Ky kompetcion është i pari në llojin e vet.

 

© Panoramaplus.al