Ai është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit dhe femrat lënë kokën pas tij.
Bëhet fjalë për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Can Yaman, i cili është mjaft i njohur në Turqi dhe në vendin tonë.

Mediat turke shkruajnë se Can prej disa muajsh është në një lidhje, të cilën ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.
Duke qenë se ka patur shumë ulje dhe ngritje në këtë marrëdhënie, aktori ka vendosur që ta mbajë plotësisht larg mediave.

Por është zbuluar se e dashura e Can është stilistja e njohur turke Elif Tutarkaban, e cila ka punuar me emra të njohur të kinematografisë turke. Elif konsiderohet gjithashtu si një ndër femrat më tërheqëse me bukuri natyrale në Turqi.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
