21 Shkurt, 2020

Zbulohet data e turneut muzikor në nder të Whitney Houston 8 vite pas vdekjes së saj, këngëtarja do zëvëndësohet në skenë nga një hologram


Të gjithë u tronditën vitin e kaluar kur u njoftua se do përdorej një hologram i Whitney Houston për të realizuar një turne muzikor vite pas vdekjes së saj.

Dhe ky turne është bërë realitet. Ai do nisë më 25 shkurt në Britaninë e Madhe.

Shfaqja do të debutojë në Sheffield dhe më pas koncertet do vazhdojnë në qytetete të tjera të Britanisë dhe shtete të Evropës.

“An Evening With Whitney: The Whitney Houston Hologram Tour” kështu është quajtur turneu në nder të këngëtares.

Këngëtarja u nda nga jeta në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare pasi u mbyt mbyt aksidentalisht në vaskë.

Whitney vlerësohet si një nga artistet femra më të njohura të të gjitha kohërave sipas Guinness World Records.

Ajo mbetet një nga arsitet më më shumë shitje në të gjitha kohërat me 200 milion albume të shitura në të gjithë botën.

Këtë vit, Houston do të futet në Rock & Roll Hall of Fame.

Dhe është një ndër yjet e famshëm që do prezantohet nga një hologram.

Hologramët e Tupac dhe Roy Orbison gjithashtu shkaktuan tronditje.

Lajmi për një turne në nder të Amy Winehouse, prezantuar nga një hologram gjithashtu u bënë publike në vitin 2018.

Fituesja e Grammy vdiq në 2011 në moshën 27-vjeçare.

 

© Panoramaplus.al