Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e gjithçka rreth saj përbën kuriozitet për publikun.

Së fundmi ajo është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private. Burime për “Arbresh.info” kanë zbuluar të dashurin e saj të ri.

Ai quhet Shkamb Vokshi dhe është një ndër menaxherët e një clubi nate në Kosovë. Prej disa kohësh, çifti ka arritur ta mbajë mjaft mirë marrëdhënien e dashurisë larg syrit të mediave.


