4 Janar, 2023

Zbulohet banorja e parë që u eleminua nga shtëpia e “BBVIP”, cila ishte arsyeja që e penalizoi atë


Ariana, këngëtarja nga Kosova është e eleminuara e parë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Fati dukej se nuk ishte në anën e saj as te bileta e kthimit, e cila ishte vetëm vajtje. E pyetur nga Arbana Osmani se çfarë e penalizoi atë, ish-banorja u shpreh:

“S’mund të them që nuk di të flasë, se di, por nuk më ka lënë të flasë. Sa kam dashur te them diçka është ndërruar tema. Unë jam dhe tip që përpiqem të dëgjoj shumë në fillim, më pas të përfshihem, ndoshta dhe kjo ndikoi”.

Më tej ndërhyrji dhe opinionistja Zhaklina Lektatari e cila i tha se ajo nuk pati mundësinë të krijonte lidhje me banorët e tjerë në kaq pak kohë.

“Ariana më dukej e vetmja që nuk mundi të krijonte më shumë lidhje”– tha ajo.

“Arsyeja kryesore, komunikimi, pastaj loja është ndezur shumë shpejt”-ndërhyri Arbër Hajdari.

Kujtojmë se të gjithë banorët janë në nominim këtë javë, si ndëshkim për gjuhën fyese, të papërshtatshme të tyre dhe mos respektimin e vazhdueshëm të rregullave.

© Panoramaplus.al