11 Shtator, 2022

Zbulohen prapaskenat/ Mbreti Charles III i kërkoi Harry-t të mos e merrte Meghan pranë mbretëreshës Elizabeth para se ajo të ndërronte jetë


Mbreti Charles thuhet se i tha Princit Harry se “nuk ishte e drejtë që Meghan Markle të vinte në Balmoral” ndërsa Mbretëresha Elizabeth II po vdiste.

Herët të enjten, Pallati Mbretëror njoftoi se mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e 96-vjeçares dhe po e vendosnin atë nën mbikëqyrje të plotë. Pas kësaj, anëtarët e familjes mbretërore nxituan në Skoci për të qenë pranë shtratit të monarkes në momentet e saj të fundit.

“Charles i tha Harry-t se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për ‘The Sun’. “Iu vu në dukje se as Kate Middleton nuk do të shkonte dhe se me të vërtetë duhet të shkonte vetëm familja më e ngushtë.”

Burimi shtoi se Princi Charles – tani Mbreti Charles III – “e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur”.

Siç ishte raportuar më parë nga ‘Page Six’, Duka dhe Dukesha e Sussex fillimisht kishin planifikuar të udhëtonin së bashku për të parë Mbretëreshën. Gjysmë ore më vonë, u publikua lajmi se Harry në të vërtetë do të udhëtonte i vetëm.

Vdekja e Mbretëreshës erdhi vetëm disa ditë pasi ylli i “Suits” dha një intervistë tjetër për ‘The Cut’, në të cilën ajo kritikoi familjen mbretërore dhe pretendoi se vetëm duke ekzistuar, ajo dhe Harry po prishnin dinamikën e hierarkisë.

Të enjten, korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell, tha në transmetim: “Ajo mund të mos jetë e mirëpritur jashtëzakonisht ngrohtësisht. Tensionet ishin aq të larta dhe nuk kishte asnjë mënyrë që Meghan të kishte shkuar në Balmoral”.

Mbreti Charles u duk se hodhi një hap para gjatë fjalimit të tij të parë publik si monark në fuqi i Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth të premten.

Dua të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit”, tha ai në një video-mesazh të regjistruar paraprakisht.

© Panoramaplus.al