Pas ndarjes nga Kim Kardashian, reperi i njohur Kanye West u martua me Bianca Censori.

Të shumta kanë qenë rastet që çifti kanë tërhequr vëmendjen e medias rozë, ku shkak është bërë veshja e çuditshme e tyre.

Mirëpo sipas një burimi të afërt me dyshen, “reperi u martua me Censorin për arsye fetare”.
“Megjithatë dyshja në fund vendosën të kurorëzoheshin sepse ata janë jithashtu të dashuruar”- tha burimi për ‘Us Weekly Tuesday”, ndërsa shtoi: “Kanye dhe Bianca u martuan ligjërisht vitin e kaluar kur kishin ceremoninë e tyre private në Beverly Hills, ishte reale dhe legale”.

Çifti u martuan më 20 dhjetor 2022, në Palo Alto, Kaliforni, sipas disa dokumenteve të siguruara nga DailyMail.

Kujtojmë që West ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian: vajzat North dhe Chicago, djemtë Saint dhe Psalm.

© Panoramaplus.al

