Këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor u gjet e vdekur në një shtëpi private në Londër të mërkurën.

Ndërsa për ndarjen e saj nga jeta janë dhënë pak detaje, policia vdekja e këngëtarja se nuk po trajtohej si e dyshimtë.
O’Connor, e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U” të Prince, u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare.
Familja e saj konfirmoi lajmin në një deklaratë të shkurtër: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinead-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.”
Sipas mediave lokale të lajmeve, O’Connor u transferua së fundmi në Londër.
O’Connor u gjet pa shenja jete në një banesë në Londrën juglindore.
Ndërkohë do të jetë autopsia që do përcaktojë shkakun e vdekjes së saj, rezultate që do të dalin pas disa javësh, njoftoi policia.
O’Connor publikoi 10 albume, duke përfshirë atë të vitit 1990, “I Do Not Want What I Haven’t Got”, që e bëri të njohur. Edhe pse muzika e saj u përhap në të dy anët e Atlantikut, ajo ishte gjithashtu e njohur për nxitjen e polemikave publike.
Në vitin 1992, ajo përfundoi një performancë në “Saturday Night Live” duke grisur foton e Papa Gjon Palit II në copa për të protestuar ndaj abuzimit seksual në Kishën Katolike Romake.


