Vdekja tragjike e aktores Anne Heche është cilësuar si aksident.

Aktorja 53-vjeçare vdiq për shkak të asfiksisë nga tymi dhe lëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë konkluzion ka dalë. Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit .
Një “thyerje e sternës (Sternal fracture) për shkak të traumës së shkaktuar nga përplasja” – që ndodh shpesh kur gjoksi i një viktime të aksidentit godet timonin – ishte një tjetër “gjendje e rëndësishme” pasi ajo përplasi makinën e saj në një shtëpi në Los Anxhelos më 5 gusht.

Videoja e shtëpisë së shkatërruar tregon zjarrfikësit duke punuar në vendin e mbushur me rrënoja të shtëpisë Mar Vista, pasi përplasja e aktores shkaktoi një zjarr të madh që iu desh gati 60 zjarrfikësve më shumë se një orë për ta shuar.
“Isha i bindur se ajo ishte djegur dhe iku,” tha për The Post të shtunën David Manpearl, i cili jeton aty pranë dhe ishte personi i parë në vendin e ngjarjes. “Nuk mund ta imagjinoja dikë që do t’i mbijetonte asaj përplasjeje.”
Heche vdiq më 12 gusht dhe familja e saj e shpalli të vdekur pasi iu hoqën aparaturat që e mbanin në jetë të dielën. Ajo ra në koma pas aksidentit dhe mjekët nuk dhanë shpresë se ajo do të mbijetonte.

Heche – e cila dyshohet se ishte nën ndikimin e kokainës dhe ndoshta fentanilit, sipas raporteve të mëparshme – po ngiste Mini Cooper-in e saj kur u përplas në garazhin e një kompleksi apartamentesh, duke lënë pas një skenë shkatërruese.
Aktorja, një yll i dramës NBC “The Brave”, nuk e rifitoi kurrë vetëdijen pasi pësoi djegie të tmerrshme në aksident. Ajo ishte mbajtur në jetë me aparatura në mbështetje të jetës për të ruajtur organet e saj të cilat më pas do të jepen dhurim, sipas zëdhënësit të saj.

Pas vdekjes së Heche, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit zgjodhi të mbyllë hetimet për këtë fatkeqësi.
“Që nga sot, nuk do të ketë përpjekje të mëtejshme hetimore për këtë rast”, tha departamenti të shtunën.
© Panoramaplus.al
