1 Nëntor, 2021

Zayn Malik flet pas ndarjes nga Gigi Hadid për shkak të nënës së saj: Do luftoj me çdo grimcë të trupit për kujdestarinë e vajzës sime!


Zayn Malik ka deklaruar publikisht se do të bëjë çdo gjë që të shmangë një betejë për kujdestarinë e vajzës së tij me Gigi Hadid, pas akuzave se sulmoi nënën e saj, Yolanda Hadid.

gigi hadid yolanda hadid zayn malik

Çifti, të cilët kanë vajzën 13-muajshe Khai, thuhet se janë divorcuar pas ngjarjes që pretendohet se ka ndodhur në familjen e tyre, shkruan “Daily Mail”.

Sipas burimeve këngëtari i “One Direction”, është ‘shumë i shqetësuar’ për të ardhmen e familjes së tij pas mosmarrëveshjes dhe ka në plan të ‘luftojë’ për të marrë kujdestarinë e Khai-t.

gigi hadid zayn malik (1)

Një bashkëpunëtor biznesi me Zayn, tha: “Ai do të luftojë me çdo grimcë të trupit të tij për kujdestarinë e vajzës“.

Burimi tha se edhe nëse Gigi dëshiron që Zayn të marrë pjesë në prindërimin e vajzës së tyre të mitur, Yolanda mund të bëjë ‘lëvizje ligjore’ rreth kujdestarisë.

Një burim tha më parë se përçarja mes çiftit, përqendrohet vetëm në dramën mes Zayn dhe Yolanda-s dhe nuk ka të bëjë fare me aftësitë e tij si prind.

gigi hadid (6) gigi hadid (5) gigi hadid (4) gigi hadid (7) gigi hadid (3) gigi hadid (6) gigi hadid (3)

© Panoramaplus.al