Banorja e “Big Brother VIP”, Lediona Xheladinaj gjatë primet të mbrëmjes së djeshme është dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi disa ditë më parë gazetarja goditi Romeon me vezë në kokë.

Moderatori Ledion Liço hapi zarfin e zi dhe i tregoi banores se për shkak të veprimit të saj “Vëllai i Madh” ka vendosur që ta çojë në televotim me banorët që do të jenë në nominim për javën e ardhshme.
“Vëllai i madh pasi ka parë me vëmendje veprimin e Ledionës ka vendosur që ta dërgojë atë në televotim për javën e ardhshme me konkurrentët që do jenë në nominim”– tha Ledioni.
© Panoramaplus.al

