Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Zamira Kira ditën e sotme ishte e ftuar në emsionin “Wake Up”, ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, premiera e së cilit është mbajtur së fundmi në “Pallatin e Kongreseve”.

Teksa u pyet nga gazetari se pse Sara Hoxha nuk u shoqërua nga partneri i saj, Ledri Vula në këtë ditë kaq të veçantë për të, aktorja tha se reperi ka patur disa angazhime të tjera në fushën muzikore.
“Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por më tha që nuk kishte mundësi të vinte. Ata kanë shumë ngarkesë, kanë data. Janë disa evente të mëdha kështu që do të zgjedhë njërën prej tyre sepse kanë shumë angazhime”– tha Kira.
Ndërsa përsa i përket bashkëshrtit të Olta Gixharit, ajo tha se ai mori pjesë vetëm në shfaqje por jo në tapetin e kuq.
“Dori ishte në sallë, por nuk ishte në tapetin e kuq”, tregoi aktorja.
© Panoramaplus.al

