19 Dhjetor, 2021

Zaimina Vasjari dhe Genta Ismajli, shtatzëni mes festave e luksit falë burrave të pasur! Çfarë i detyroi këngëtaret të vendosnin familjen para karrierës


Zaimina Vasjari dhe Genta Ismajli janë dy këngëtaret që kanë hequr dorë nga muzika dhe karriera për t’iu dedikuar mëmësisë dhe familjes. 

zaimina vasjari genta ismajli

Të dyja në pritje të ëmbël, Zaimina e fëmijës së dytë që është djalë, dhe Genta e binjakëve, një djalë e një vajzë, po tërheqin vëmendjen me festat të bukura që organizojnë gjatë muajve të shtatzënive, seteve të fotove dhe jetës luuksoze të siguruar nga burrat e pasur që kanë në krah.

genta ismajli8

ZAIMINA VASJARI VENDOSI FAMILJEN PARA KARRIERËS, 35- VJETORI DO E GJEJË NËNË TË DY FËMIJËVE 

E nisim me Zaiminën, e cila i habiti të gjithë kur zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë. Këngëtarja ndau lajmin me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.

zaimina vasjari2

Ajo pozoi me barkun e rrumbullakosur dhe shkroi “E bekuar edhe një herë me një engjëll!”. Pak ditë më vonë artistja ndau imazhe të reja të shkëputura nga një set fotografik që ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e dytë. Në foton e parë, Zaimina shfaqej bashkë me të bijën, e cila i ka dhuruar një puthje dhe përqafim barkut të rrumbullakosur.

zaimina vasjari4

Në imazhin e dytë, nënë e bijë pozojnë të veshura me fustane të bardha, të kapura dorë për dore, teksa ecin buzë detit. Ndërsa te fotografitë e tjera, Zaimina ka treguar vajzën, e cila duket shumë e lumtur që së shpejti do të jetë vajza e madhe e shtëpisë.

zaimina vasjari

“Dy bekimet e jetës sime që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot! Si mendoni, bebi është vajzë apo djalë?”, shkroi Zaimina përkrah albumit fotografik, duke i lënë ndjekësit të aludojnë për gjininë e bebushit, por që më voni e zbuloi dhe ai do të jetë djalë.

zaimina vasjari5

Në komentet e shumta që këngëtarja mori, u vu re edhe një “reply” që ajo i kishte bërë një ndjekëseje, e cila tregoi se e di gjininë e bebit. “Mbaje dhe për dy orë se do e them vetë”, shkroi Vasjari.

zaimina vasjari (6)

Pak kohë më parë ajo e shprehu hapur se ishte në planet e saj një fëmijë i dytë. “N’fermë” me Ervin Kurtin bëri Zaimina Vasjarin të hapej më shumë për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin, Klodin.

zaimina vasjari (16)

Zaimina tregoi se ata kanë një raport të shkëlqyer sepse së pari janë shokë me njëri-tjetrin e pastaj partnerë. Këngëtarja e biznesmenia u shpreh e lumtur që ka një familje të madhe duke përmendur edhe dy vajzat e Klodit nga martesa e mëparshme.

zaimina vasjari (17)

“Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok, është një marrëdhënie e shkëlqyer, një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Sigurisht që edhe zihemi, por kemi një familje të madhe, se Khloe ka dhe dy motra. Unë që e vogël doja shumë të kisha një familje të madhe. E adhuroj këtë pjesë”, u shpreh Zaimina.

zaimina vasjari (3)

34-vjeçarja do të bëhet nënë para se të festojë 35-vjetorin. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Zai publikoi ca pamje nga festa e ditëlindjes së 34-ët, ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, që i tregonte më së miri linjat e saj. Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshironte që familja e saj të zgjerohej me fëmijë të tjerë, sepse vajza e tyre Khloe i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre.

zaimina

E ftuar në një program televiziv disa kohë më parë, ajo rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale. Këngëtarja u tregoi të gjithëve me një ngazëllim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë. Sa i përket jetës së saj para dy vitesh, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin.

zaimina

“My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte diçitura sipër fotos, ku shihej se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj.

zaimina vasjari1

Me fotot ku merrte rreze në pishinën e saj, këngëtarja inauguroi kështu vilën që dukej përrallore. Vasjari, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj.

zaimina vasjari (1)

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës. Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe biznesi i saj, por u rikthye vitin e kaluar.

zaimina vasjari (3)

Këngëtarja është e njohur për jetën luksoze që bën, të cilën e promovon edhe në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe video nga vila e saj. Zaimina Vasjari është nënë e vetëm një vajze, ndërsa partneri i saj ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme, Kristel dhe Jennifer.

zaimina vasjari (1)

GENTA ISMAJLI, NËNË BINJAKËSH ME BISNESMENIN QË E NJOHU NË NJË RESTORANT 

Ndërkohë këngëtarja nga Kosova, Genta Ismajli, po ashtu ka tërhequr vëmendjen me jetën e luksit dhe setet e fotove në pritje për t’u bërë nënë e binjakëve së shpejti, nga lidhja me biznesmenin turk. Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, do të bëhen prindër jo të një, por të dy fëmijëve.

genta ismajli6

Në një postim në “Instagram”, ku Genta dhe Usta pozojnë pranë njëri-tjetrit në një sfond të bardhë, këngëtarja shkruan “Faleminderit Zot!”, shoqëruar me dy emoji engjëlli. Në një foto tjetër me dy trupore, në njërën shkruhet “nuk do të kemi një”, ndërsa në truporen tjetër, “por dy fëmijë”.

genta ismajli5

Këngëtarja bëri të ditur se binjakët do të vijnë në jetë në janar. Çifti konfirmoi shtatzëninë në tetor. “Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do t’i ngjasosh?”, shkroi Ismajli në një video.

genta ismajli1

Genta bëri publike lidhjen me biznesmenin turk në nëntor 2019, ndërsa në shkurt tregoi se është fejuar dhe gjithçka është bërë serioze. “Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një restorant. Jemi takuar aty, e kemi parë njëri-tjetrin dhe mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë”, ka thënë ajo e ftuar në “Prive”. Para pak javësh këngëtarja zbuloi se po organizon një dasmë për të kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me biznesmenin turk, Ustan. Artistja ndau lajmin me të gjithë me anë të një postimi në rrjete sociale.

genta ismajli2

Genta publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një video të vetes, ku shfaqet brenda një makine. Pranë saj i afrohen disa persona, të cilët e pyesin nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

genta ismajli9

“Po, i kam dy”, përgjigjej këngëtarja dhe kur pyetet nëse po planifikon dasmën, ajo shton: “Po, e gjete!”. Ajo nuk e zbuloi surprizën e dytë, por me shumë mundësi ajo ka të bëjë me shtatzëninë e saj. Megjithatë, gjininë e tyre e zbuloi si “baby shoëer” dhe janë një vajzë dhe një djalë.

genta ismajli3

Pavarësisht komenteve pozitive të fansave, Ismajli në fillim nuk e pranoi publikisht nëse ishte shtatzënë, por të afërmit deklaruan me bindje këtë fakt. Kujtojmë se para dy vitesh, këngëtarja bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, duke ndarë momente të shumta pranë tij, i cili e pushtoi menjëherë Gentën, pasi jo vetëm e mori në shtëpinë e tij në Zvicër, por e shkëputi totalisht nga muzika.

genta ismajli

Këngëtarja gjeti dashurinë në moshën 35-vjeçare, 10 vite pas ndarjes prej ish-it nga Kosova, ndërkohë që në fillim të këtij viti foli për planet që kishin bërë si çift për t’u bërë prindër. 10 vite pas ndarjes problematike nga ish-i dashuri kosovar, Milot Binaku, këngëtarja u takua me milionerin turk.

genta ismajli7

Muaj më parë u bë e ditur se artistja është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk, histori që shumë shpejt shkoi drejt zyrtarizimit. Edhe pse ka qenë gjithmonë mjaft e kujdesshme dhe e rezervuar për jetën private, në fillim të vitit qarkulluan foto të ndryshme të çiftit.

genta ismajli4

Genta këto kohë është vendosur në Zvicër, pasi aty jeton dhe punon i dashuri i saj. Ai quhet Husen, është 40 vjeç dhe ka biznese të fuqishme në Turqi dhe në Zvicër. Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, këngëtarja e njohur është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga ato turke.

genta ismajli (3)

Për shkak të lidhjes, Genta ka pak kohë që është larguar nga muzika dhe me sa duket përkushtimi ndaj bashkëjetesës e ka detyruar t’i thotë ‘stop’ karrierës së saj, pasi të mirat material ia siguron burri i pasur kështu që i mbetet vetëm të shijojë jetën e re si nënë.

/Panoramaplus.al

genta ismajli (5)genta ismajli usta (1)genta ismajli usta (5)genta ismajli usta (4)

© Panoramaplus.al