
Zac Efron dhe Netflix janë gjendur në gjykatë për ‘Down To Earth’.
Aktori 34-vjeçar dhe shërbimi i transmetimit janë paditur nga marka e shëndetit dhe mirëqenies ‘Down To Earth Organics’, sipas dokumenteve të marra nga TMZ. Marka pretendon se seriali me emër të ngjashëm i Efron po ngatërron klientët e saj, veçanërisht pasi u zgjerua në reklamimin e ushqimeve të shëndetshme. DTE pretendon në padinë e saj se ajo ka fituar tashmë të drejtat për të përdorur emrin e saj për media dhe argëtim dhe se shhow i Efron u shfaq premierë pasi të drejtat ishin marrë.

Në dosjen e saj, kompania pretendon se Netflix po përpiqet të krijojë një markë mirëqniejeje të frymëzuar nga seria e saj ‘Down To Earth’, për të cilën ‘DTE Organics’ pretendon se do të dëmtonte shitjet e saj duke ngatërruar klientët me emra të ngjashëm. Aktori i ‘Beach Bum’ kohët e fundit ka marrë përsipër promovimin e granolave të ‘Nature Valley’, por DTE thotë se shet granolat e veta dhe promovimi i Efron mund të dëmtojë shitjet e tij.
Gjithashtu sugjeron që Efron dhe Netflix janë jashtë punës së tyre dhe pretendon se show po transmeton ‘pretendime të rreme të dëmshme për ushqimin.’
DTE po kërkon dëmshpërblim nga Efron dhe Netflix dhe po kërkon gjithashtu një ndalim për përdorimin e emrit ‘Down To Earth’. Deri më tani, as aktori dhe as shërbimi i transmetimit nuk kanë komentuar mbi padinë.

Efron të premte ndau një foto duke u kthyer në shkollën ku filmoi filmin e tij hit ‘Disney High School Musical’. Aktori postoi në Instagram një foto të tij duke ecur përpara shkollës së mesme të ‘Salt Lake East’. “Mos më harro mua”- shkroi ai krah fotos.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

