6 Gusht, 2023

“You & I”- Nga përgatitjet e para deri tek ecja drejt altarit, Rita Ora publikon pamjet nga dasma së saj


Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar klipin e saj më të ri, “You & I”.

E veçanta e këtij projekti muzikor është se kënga është dedikim për partnerin e saj gjithashtu klipi i këngës është shoqëruar me pamjet e dasmës së tyre, e cila ka qenë sekrete deri më tani.

Kujtojmë që ceremonia martesore mes çiftit të famshëm,  është mbajtur vitin e kaluar në Los Angeles.

Romanca e tyre nis në vitin 2021 gjatë kohës që artistja shqiptare ndodhej në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku ishte pjesë e panelit të jurisë.

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al