Së shpejti aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Yllka Mujo do të vijë me një projekt të ri. E veçanta e kësaj është që ajo do të ngjitet në skenë së bashku me dy fëmijët e saj, Elian dhe Amosin.

Këtë e ka zbuluar Amos, po ashtu aktor shumë i njohur, në një intervistë në ‘Rreze Dielli’.
Ai ka thënë se ky është momenti për të sjellë në skenën e teatrit një shfaqje që do t’ bëjë bashkë të gjithë si familje.
“Mamaja na ka dhënë një liri absolute të dyve për të zgjedhur, edhe mua edhe Elias. Kemi bërë një projekt që nuk ka dalë akoma, shfaqje teatri, të tre së bashku si në jetë, Yllka nëna, Elia motra dhe unë vëllai, vetëm se ajo është një ‘histori makabër’, ku nëna dhe vajza vrasin djalin, sepse nuk e dinin që ishte djali, nëna dhe motra ushqeheshin duke vrarë klientët e hotelit që kishin, nuk kemi patur mundësinë t’ia shfaqim publikut por do të vijë shumë shpejt”, shprehet Amos gjatë intervistës.
© Panoramaplus.al
