3 Mars, 2022

Ylli ukrainas arrin të largohet nga Kievi, kalvari i udhëtimit deri tek ribashkimi me gruan në SHBA


Ylli i “Dancing with the Stars”, Maksim Chmerkovskiy ka arritur i sigurt në SHBA pasi iku nga Ukraina. Në media janë publikuar momentet teksa ai mbërrin në aeroport dhe përqafohet me bashkëshorten e tij, Peta Murgatroyd.

Chmerkovskiy dukej i tronditur nga ajo çfarë kishte lënë pas në Ukrainë, duke rrëfyer sesi e kishte përjetuar ai këtë moment kaq delikat për vendin e tij. “Është e frikshme! Kur isha në Ukrainë më thanë të merrja një armë dhe të shikoja video në YouTube se si të përdorja një AK-47”, por ai thotë se zgjodhi të dokumentonte gjithçka që bota të shihte, duke përdorur iPhone si armë në vend të armës së zjarrit.

Maksim nuk i kurseu fjalët e rëndë edhe për Putin, duke i uruar atij një fat të ngjashëm si Adolf Hitleri. Maksim, i cili jetoi në Ukrainë deri në moshën 14 vjeç dhe më pas u kthye kohët e fundit në Kiev për të punuar në një shfaqje konkursi kërcimi, dokumentoi pjesën më të madhe të udhëtimit të guximshëm në mediat sociale, duke ndarë së pari një video të tij në një ballkon në kryeqytet ndërsa sirenat dëgjoheshin rreth tij.

I ngecur në Kiev ndërsa forcat ruse rrethuan qytetin, Maksim kaloi ditët në një strehë për bomba përpara se të hipte në një tren për në Poloni. Treni përfundoi duke u mbushur plot, dhe gjatë udhëtimit për në Varshavë ai thotë se ishte dëshmitar i një djali që i tha lamtumirë babait të tij. Rreth 16 orë më parë, Maksim hipi në një avion nga Polonia … dhe tani ai është i sigurt në SHBA.

 

© Panoramaplus.al