24 Shtator, 2019

Ylli Limani feston ditëlindjen. Kjo është video më e ëmbël e këngëtarit (Video)


Me zërin e tij të ëmbël ai ka arritur të tërheqë vëmendjen dhe të fitojë zemrat e mijëra fansave.

Sot është një ditë jo si gjithë të tjerat për Ylli Limanin. Ai feston ditëlindjen e tij të 25-të dhe për këtë ka menduar t’ju bëjë një “dhuratë” adhuruesve të tij që e ndjekin në rrjetet sociale.

Ka publikuar në “Instagram” një video të ‘Yllit të vogël’

Edhe pse thotë se i urren ditëlindjet, kjo video është publikuar nga këngëtari për të bërë të gjithë të besojnë se një ditë ëndrrat realizohen.


“Gëzuar ditëlindjen për mua! I urrej ditëlindjet, por i dua njerëzit që e rrethoj veten me ta çdo ditë, e që më japin dashuri, lumturi edhe kujtime të mira. Yllit të vogël në video s’ju kishte besuar që një ditë ka me jetu ëndrrën e tij, e që njerëzit kanë me e dasht e përkrah siç bëni ju. Ju du!”, ka shkruar Ylli përkrah videos së tij.

© Panoramaplus.al