18 Shkurt, 2022

Ylli i “No Time To Die”, Daniel Craig, flet për Mbretëreshën Elizabeth dhe zbulon çfarë ndodhi gjatë xhirimeve për “Lojërat Olimpike”


Daniel Craig ka zbuluar se Mbretëresha Elizabeth është ‘shumë gallat’ dhe se ajo kishte bërë një batutë me të kur ai nuk kishte qeshur gjatë takimit të tyre në vitin 2012.

Aktori, i cili ka luajtur James Bond, është takuar me Mbretëreshën gjatë ceremonisë së hapjes së “Lojërave Olimpike” në Londër. I ftuar në “The Late Show” me Stephen Colbert, ai u pyet se si është familja mbretërore pas dyerve të mbyllura.

“E kuptoj që mund të mos jeni në gjendje t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, por gjithsesi do të pyes: Si është Mbretëresha larg kamerave?” ishte pyetja e prezantuesit amerikan, për të cilën ylli i 007 u përgjigj: ”Shumë e qeshur, shumë njeri me sens humori. Ajo do të bëjë shaka dhe shkëmbeu batuta dhe me mua. Ne po bënim një foto dhe ajo thjesht tha: “Oh jo, është ai, ai që nuk buzëqesh”.”- tregoi Craig.

Aktori i ‘No Time To Die’ dhe Mbretëresha e Britanisë filmuan një skenë gazmore për ceremoninë e hapjes së “Lojërave Olimpike” të 2012 që u mbajtën në Londër, ku shfaqet 007 që shoqëron “vajzën mbretërore Bond” drejt një helikopteri. Skena e paharrueshme përfundoi me interpretues profesionistë, që u hodhën nga helikopteri me parashutë në stadium.

The James Bond actor, 53, who starred in a famous skit with Her Majesty as part of the London Olympic opening ceremony (pictured), appeared on The Late Show with Stephen Colbert in the US on Wednesday where he was asked what the royal is like behind closed doors.

Duke folur për skenën e vitit 2012, aktori tha: “Nuk duhej të ishte qesharake. Duhej të ishte serioze. Ajo ishte argëtuese. Kishim pak kohë dhe isha pak i mërzitur pasi ishte dita ime e pushimit dhe papritmas jam në Pallat me Mbretëreshën në dhomën e saj private.”

The No Time To Die actor, and Her Majesty filmed a hilarious scene for the opening ceremony, featuring 007 accompanying the royal Bond girl to a helicopter. Craig is pictured at the No Time To Die premiere

Në vitin 2019, rrobaqepësja dhe e besuara e Mbretëreshës, Angela Kelly, zbuloi se iu deshën ‘vetëm pesë minuta’ për të bindur Madhërinë e Saj që të pranonte kërkesën e regjisorit Danny Boyle që ajo të shfaqej përkrah Daniel Craig për këtë skenë ikonike.

© Panoramaplus.al