29 Shtator, 2023

Ylli i grupit “Blue” dënohet me 1 vit burg, ja çfarë ndodhi


Anëtari i grupit të njohur “Blue”, Lee Ryan, është dënuar me 12 muaj burgim për shkak të një sulmi ndaj një stjuardese.

Këngëtari kishte pranuar më herët se ishte kishte qenë në gjendje të dehur gjatë fluturimit nga Glasgoë në Londër. Ryan thuhet se kishte komentuar dukjen e stjuardesës Leah Gordon duke e quajtur atë “biskotë me çokollatë”. Gjykatësi Nicholas Ëood urdhëroi Ryan që t’i paguante 2,500 paund kompensim Gordon dhe 750 paund për një anëtar tjetër të ekuipazhit të kabinës, Jade Smith.

Në një nga seancat gjyqësore që u zhvillua, stjuardesa theksoi: “Ai po bënte komente për ngjyrën time, ti je biskota ime me çokollatë dhe unë du të kem me ty fëmijë si çokollatë”.

Sakaq Leah u shpreh se Ryan më vonë iu afrua asaj nga pas dhe i tha: “Para se të zbres nga ky aeroplan kam nevojë për një puthje nga ju”.

Ndërsa nga ana tjërër, këngëtari e mohoi ta ketë thënë këtë gjë ndërsa u shpreh se nuk e mbante mend këtë incident.

© Panoramaplus.al