9 Janar, 2020

Yje të mëdhenj, performanca dhe surpriza në Oskar, por edhe këtë vit nuk do të ketë …


Edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar nuk do të ketë prezantues. Lajmi është konfirmuar nga vetë organizatorët e ceremonisë vjetore.

Vitin e kaluar ceremonia u zhvillua gjithashtu pa prezantues pasi Kevin Hart u tërhoq nga roli i tij si mikpritës.

Në vend të tij, një seri njerëzish të famshëm, duke filluar nga Tina Fey, Amy Poehler dhe Maya Rudolph, erdhën për të prezantuar.

Akademia konfirmoi në Twitter se ceremonia e këtij viti gjithashtu do ketë yje të mëdhenj, performanca dhe surpriza, por jo një prezantues.

Spikerja Karey Burke raportoi të mërkurën se nuk do të ketë një pritës tradicional këtë vit, pasi ABC kishte qenë jashtëzakonisht e lumtur me mënyrën se si kishte shkuar ceremonia në 24 shkurt 2019.

“Do shihni të përsëritet atë që ne konsiderojmë një formulë e suksesshme,”– tha ajo.

Para vitit 2019, ceremonia e fundit që nuk kishte një mikpritës ishte ajo e vitit 1989, e konsideruar gjerësisht si një nga më katastrofat më të mëdha të vëna në skenë.

© Panoramaplus.al