Aktori i humorit, Xum Allushi, ka publikuar së fundmi një video në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet duke imituar versionin e gjyshes që punon në serë dhe mbledh domate e kastravecë.

Xumi e ka krahasuar atë me gjyshen e njohur të Bes Kallakut. “Ija me gjona bio”, shkruan ai bashkëngjitur me videon.
“Ti i paske pomodorine, Ija ime i ka zemër kau, kurse tronglli jot u thyka me tparën. Tronglli Ijes sime të thyn kaptinën”, shkruan Bes Kallaku në postimin e Allushit.

Ky i fundit nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet: “O të keqen Ija ty, ne knej i thomi domate qershi. Ju skifterat e Italis lloj-lloj llafesh po na sillni knej mi t’keqen nona, çire janë kta pomodorini”.
Sigurisht që kjo video dhe komentet kanë qenë me nota humori.



