18 Tetor, 2018

Xhensila zbulon detajin e bukur nga dhoma e Ajkës, duket si dhomë princeshash (FOTO)


Në korrik të këtij viti, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën vogëlushen e tyre që e quajtën Ajka.

Deri tani çifti ka vendosur që mos të publikojë një foto të vajzë ku duket edhe fytyra e saj. Por Xhensila ka ndarë me fansat e saj detaje nga dhoma e Ajkës.

Para se ajo të sillte në jetë vogëlushen, tregoi se muret e dhomës ishin kthye në një vepër arti, ku në të u pikturuan trëndafila të mëdha ngjyrë rozë, mbi sfondin jeshil dhe lejla.

Ndërsa ditën e sotme këngëtarja ka postuar një tjetër foto nga dhoma e së bijës. Në të dallohet koka e krevatit të vogëlushes e cila është e dizajnuar në formën e një kurore princeshe, ndërsa me të lidhet edhe perdja.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al