Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër personazhet e njohur më të ndjekur në rrjetet sociale. Ata ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria si dhe nuk ngurrojnë që të publikojnë foto apo video ku zbulojnë lidhjen e veçantë që kanë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Xhensila ka postuar në “Instastory” një video të cilën nuk duhet humbur. Besi shfaqet duke kënduar me zë bebeje këngën hit të verës “Senorit”.
“Kush tha që kam vetëm një bebe?”, shkruan këngëtarja krahas videos që ka bërë për të qeshur të gjithë. Me shaka ajo nënkupton se përveç Ajkës, ajo ka edhe një tjetër bebe që është Besi.

© Panoramaplus.al

