Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj mesa duket është gati që të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Që pas lindjes së Ajkës më 12 korrik, ajo zgjodhi që t’i përkushtohej rritjes së vogëlushes, duke u larguar paksa nga muzika.

Por me kalimin e muajve, Xhensila nisi me koncertet e organizuara jashtë vendit, edhe pse largohej e pikëlluar pasi i duhej që të qëndronte larg të bijës.

Por së fundmi, këngëtarja ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet në një studio muzikore pranë Pirro Çakos dhe Darko Dimotrov. Kjo foto lë të kuptohet se ajo është duke u bërë gati për këngën e saj më të re.
Panorama Plus

