12 Nëntor, 2021

Xhensila Myrtezaj shtatzënë për herë të dytë? Ja detajet që ngritën dyshimet e para


Xhensila Myrtezaj realizoi një set fotografik së bashku me vajzën e saj, Ajkën. Këngëtarja dhe e bija kanë sjellë magjinë e festave të fundvitit më herët në rrjete sociale.

xhensila myrtezaj (4)

Të dyja ishin veshur me fustane të bardha dhe kishin me vete edhe një qenush të vogël. Mes komenteve të shumta pozitive për këto imazhe të mrekullueshme, një pjesë e ndjekësve kanë parë një tjetër detaj.

Ata janë fokusuar tek pozat e Xhensilës dhe tek fustani që kishte zgjedhur. Ai ishte i fryrë në pjesën e barkut dhe në foton e parë, këngëtarja i ka vënë duart tek barku, duke ngritur dyshime se është shtatzënë për herë të dytë.

xhensila myrtezaj (6)

Oh, shtatzënë Xhensila?”, pyeti një ndjekëse, ndërkohë që të tjerët shtuan “Ashtu më duket edhe mua”; “Ngaqë ka vendosur dorën te barku”.

xhensila myrtezaj (10) xhensila myrtezaj (5) xhensila myrtezaj (3)

Këngëtarja nuk ka reaguar pas këtyre aludimeve, por nuk i ka shpëtuar kritikave edhe për një detaj tjetër. Disa ndjekëse e pyetën Myrtezajn se përse bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, nuk ishte prezentë në këto foto të bukura.

Mungon princi i jetëve tuaja, Bes Kallaku. Do ishte më bukur kartolina me të tre bashkë”,- i shkroi dikush.

Sërish, Xhensila zgjodhi të mos jepte një përgjigje.

xhensila myrtezaj (11) xhensila myrtezaj (2) xhensila myrtezaj (6) xhensila myrtezaj (3) xhensila myrtezaj (7) xhensila myrtezaj (6) xhensila myrtezaj (6) xhensila myrtezaj bes kallaku (28) xhensila myrtezaj bes kallaku (27) xhensila myrtezaj bes kallaku (21) xhensila myrtezaj bes kallaku (22) xhensila myrtezaj (8) xhensila myrtezaj (3) xhensila myrtezaj (3)

© Panoramaplus.al