Mamaja e këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot ditëlindjen. Këngëtarja ka vendosur që ta urojë të ëmën nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Në këtë ditë speciale Xhensila ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të bukura mamanë e saj.
Teksa ka postuar dy fotografi me të, këngëtarja shkruan krahas tyre:

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim.
Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për datëlindjen e mbesës se saj, kuptoj nënën time.
Ma, te them se sa shume te dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua.
Te kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës.
Të gëzofshim edhe shume e shume vite unë, Alba, Ajka”.

Ky muaj për Xhensilën është i mbushur plot me gëzime, pasi edhe pak ditë dhe vogëlushja e saj, Ajka, feston 1-vjetorin e lindjes.
© Panoramaplus.al
