Ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të pëlqyera Brenda dhe jashtë vendit ku ka shqiptarë. Gjatë gjithë sezonit të verës Xhensila Myrtezajn e kemi parë mjaft active me koncerte të cilat duket se ende vazhdojnë.

Por këtë herë një nga koncertet e saj të lajmëruara pak kohë më parë, është anuluar. Këngëtarja nuk do jetë pranë fansave për të kënduar dhe shkak është bërë një problem në marrjen e vizës së punës.
Xhensila, përmes një fotoje në ‘Instastory’ ju kërkon shumë ndjesë adhuruesve të saj për mosprezencën e saj në koncert.



