5 Qershor, 2019

Xhensila “çmend” rrjetin me fotot nga dhoma e gjumit, Besi ka diçka për t’i thënë bashkëshortes (FOTO)


Pas lindjes së vajzës, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, u largua për pak kohë nga muzika duke iu përkushtuar Ajkës.

Por pak muaj më parë, ajo solli këngën më të re me titull “Sekreti im” që e ka në bashkëpunim me kantautorin e njohur, Pirro Çako.

Madje tani ajo ka qenë edhe mjaft e angazhuar me koncerte apo intervista të ndryshme, ku në “Instagram” ka publikuar disa foto të shkëputura nga to.

Por ditën e sotme, këngëtarja i ka habitur ndjekësit e saj të shumtë, teksa ka postuar disa fotografi ku shihet e veshur me pizhama e shtrirë në shtrat.

 

View this post on Instagram

 

Cdo dite deshmoj bekimet e Zotit. Cdo dite eshte nje fillim i ri. Cdo gje e vogel eshte e bukur.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on


“Cdo dite deshmoj bekimet e Zotit. Cdo dite eshte nje fillim i ri. Cdo gje e vogel eshte e bukur”, shkruan Xhensila bashkëngjitur me fotot.

Ndërkohë duket se fotografitë janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit e këngëtares, të cilët i kanë pëlqyer dhe e kanë komplimentuar.

E sigurisht që këto foto nuk mund të rrinte pa i komentuar edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku. Ky i fundit i ka lënë disa emoji zemrash dhe domatesh.

© Panoramaplus.al